Europol: Sulmi kibernetik ndërkombëtar i një niveli të pazakontë

Europol: Sulmi kibernetik ndërkombëtar i një niveli të pazakontë

hakeratSulmi informatik masiv që preku 100 vende dhe dhjetëra ndërmarrje dhe organizata, është i një niveli të pazakontë, deklaroi Zyra Evropiane e policisë së, Europolit.
“Sulmi i fundit është i një niveli të pazakontë dhe do të kërkojë një investigim ndërkombëtar kompleks për identifikimin e fajtorëve”, theksoi Europol në një komunikatë.
“Qendra evropiane e krimit kibernetik (EC3) e zyrës evropiane të policisë bashkëpunon me njësitë e krimit kibernetik të vendeve të prekura dhe partnerët industrialë për të ulur kërcënimin dhe për tu asistuar viktimave”, shtoi ai.
Një valë e sulmeve kibernetike të njëpasnjëshme goditi 100 vende duke prekur dhjetëra ndërmarrje dhe organizata në mbarë botën mes të cilëve spitalet britanike dhe prodhuesit francez, Renault.
Ky sulm informatik u cilësua ndërkombëtar edhe nga kryeministrja britanike, Theresa May.
Autoritetet amerikane dhe britanike kanë këshilluar veçanërisht ndërmarrjet dhe organizatat e prekura, të mos paguajnë piratët informatikë që kërkojnë një pagesë për zhbllokimin e kompjuterëve të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*