Haradinaj: AAK-ja, vija të kuqe për LDK-në dhe PDK-në

Haradinaj: AAK-ja, vija të kuqe për LDK-në dhe PDK-në

ramush haradinajAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në asnjë variant nuk do të bashkëpunojë me partitë të cilat e kanë sjellë vendin në këtë gjendje.
As me LDK-në e as me PDK-në. Kështu ka premtuar lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në konferencën e tij të parë pas rrëzimit të Qeverisë.
“Aleanca ka vija të kuqe me këto parti. Pra ne ia ofrojmë sovranit programin tonë. Deri më tani AAK-“Nisma”, duke shpresuar edhe në akterë të tjerë qoftë të shoqërisë civile apo edhe të opozitës, mirëpo në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë në pushtet në mënyrë që të ndërhyjë në vendimin e qytetarit me votë”, ka thënë Haradinaj,
Duke komentuar rënien e qeverisë “Mustafa” Haradinaj nuk ka asgjë për “koalicionin e madh”.
“Koalicioni qeverisës ashtu siç kishte filluar me marre, me marre edhe përfundoi. Me turpin e vet të mashtrimit dhe të tradhtisë së ndërsjellë ndaj elektoratit”, ka thënë lideri i AAK-së.
Më tutje ai ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe i lirë, pasi që ka shprehur frikën se ai mund të manipulohet.
“Përfundimi i kësaj qeverie është lajm i mirë dhe nuk duhet të prishet e as të ndërhyhet në asnjë mënyrë në vullnetin e sovranit. Vullneti i sovranit nuk duhet të pengohet. Të lihet qytetari të flasë lirshëm. Zgjedhjet duhet të jenë fer dhe të lira. Të mos vidhet vota. Të mos pengohet procesi zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.
E për këtë arsye ish-kryeministri i Kosovës u ka bërë thirrje SHBA-së dhe BE-së që të ndihmojnë në një proces zgjedhor korrekt.
“Në mënyrë që ky proces ta ketë epilogun e duhur ne kërkojmë ndihmën e Amerikës dhe BE-së që të jenë pjesë me ne dhe me instancat vendore, që zgjedhjet të jenë të lira dhe fer. I vetmi rrezik që ka Kosova tani është ndërhyrja në vullnetin e sovranit”, ka thënë ai. shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*