Policia e rajonit të Pejës ka arrestuar 7 të mitur për vjedhjen e disa baterive që kanë ndodhur në këtë qytet.
Sipas zëvendës komandantit të policisë Teki Syla deri tek arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor.
Syla po ashtu ka thënë se këta të mitur i takonin grupit problematik të njohur si “kikirikat” të cilët u sollën në stacion si të dyshuar për një 38 vjedhje.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe prokurorja e departamentit për të mitur Lirie Morina.
Por sipas saj paraburgim është kërkuar vetëm për njërin nga të ndalurit.
Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë të ditur për shkak të moshës jo madhore.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.