Lajmet e fundit

Edi Rama s’pranon ta bëjë testin e drogës

Mazhoranca e Shqipërisë e ka pranuar njërën nga dy kërkesat e opozitës për ligjin mbi dekriminalizimin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kreu i Komisionit të Posaçëm për Dekriminializimin, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Sipas tij është pranuar verifikimi i shenjave të gishtave të kandidatëve, çka do të ndihmonte në identifikimin e personave të inkriminuar, që mund të kenë ndryshuar emrat, por s’ka dakordësi për testin e drogës.

Mazhoranca nuk pranon që një kandidat për deputet apo kryetar bashkie t’i nënshtrohet testit të drogës.

Opozita ka akuzuar shpesh kryeministrin Rama si përdorues droge. Ligji për dekriminalizimin pritet të votohet në kuvend brenda këtij viti.

Edi Rama ne Kuvend

Leave a Reply

Your email address will not be published.