Atdhe Nuhiu po kalon ndoshta momente më të mira në karrierë te skuadra e Sheffield Wed.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, me ardhjen e trajnerit të ri te Sheffield Wed, ka arritur të bëhet protagonist me shumë gola të rëndësishëm të shënuar, ndërsa këtë sezon në të gjitha garat ka realizuar plotë 10 herë.
Paraqitjet e mira i kanë ndihmuar Nuhiut që të shpallet lojtari i muajit te skuadra angleze.
Në një sondazh nga klubi i tij, Nuhiu ka marrë shumicën e votave nga tifozët bardh e kaltër.
Tifozët e klubit anglez kishin shpërndarë 85% të votave për shtatlartin nga Presheva.
“Dua ta falënderojë secilin person përzermërisht që votuan për mua”, ka thënë Nuhiu.