Lajmet e fundit

Bahtiri: Premtimi po realizohet

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Parku i Paqes mbi lumin Ibër të Mitrovicës që ndanë qytetin në dy pjesë, po bëhet në bazë të marrëveshjes për të cilën ka vendosur Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova.

Ai këtë koment e ka bërë me të filluar punimet për rivitalizimin e Urës së Ibrit, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian në marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë.

LEXO PO ASHTU: Fillojnë punimet për rivitalizimin e urës së Ibrit (Video)

Bahtiri, Policia e Kosovës dhe pjesëtarë të njësisë speciale të këtij organi si dhe shumë ndërkombëtarë, kanë dalë në terren për të vëzhguar nisjen e punës për largimin e “Parkut të Paqes”.

Në mesin e tyre nuk është parë Goran Rakiq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, për të cilin Bahtiri ka thënë se është në Beograd.

I pari i Mitrovicës e ka ripërsëritur se lëvizja e lirë e qytetarëve në të dyja anët e qytetit do të mundësohet në qershor të vitit 2016.

Sipas tij, edhe serbët duhet të jenë të gëzuar për këtë, pasi që barrikada po hiqet edhe për ta, e jo vetëm për shqiptarët.

“Qytetarët duhet të jenë të kënaqur, sepse një urë që ka qenë e mbyllur për 16 vite do të hiqet. Njerëzit do të mund të lëvizin të lirë. Premtimi që është dhënë shihet që po realizohet. Pavarësisht shqiptarë apo serbë, të gjithë do të jenë të lirë të lëvizin në këmbë apo me veturë. Edhe serbët duhet të gëzohen sepse kjo nuk bëhet vetëm për shqiptarët, por për të gjithë, pasi që qyteti duhet të bashkohet”, ka thënë Bahtiri

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.