Lajmet e fundit

Fjolla e pranon: Më rrahu ish i dashuri

Fjolla pranoi se ish i dashuri i saj Flamur Azemi kishte shkaktuar incident dhe se në të ishte e përfshirë edhe e fejuara e tij.

Prive ka siguruar informacioni nga këngëtarja e cila ka rrëfyer edhe detaje të tjera.

Sherri sipas saj, ka nisur pasi e fejuara e Flamurit ka shkuar në tavolinën ku këngëtarja ishte me nënën dhe vajzën dy muajshe Alayah. Ajo ka tentuar të sulmojë Fjollën me thikë të gjendur në tavolinë të restorantit teksa ka ndërhyrë biznesmeni.
Ai ka goditur me shuplakë Fjolla Morinën në prani të nënës dhe bijës për tu larguar më pas nga vendi ku ndodhi sherri. Këngëtarja për rastin në fjalë ka lajmëruar policinë dhe do i adresohet gjyqit për të gjetur drejtësi kundrejt ish-partnerit dhe të fejuarës së tij të tanishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.