Lajmet e fundit

Memli Krasniqi takon Sekretarin Amerikan të Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, po qëndron në lowa të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Klan Kosova.

Ai ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka zhvilluar takime të rendësishme me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Bujqësisë në SHBA, me ç’rast ka vizituar edhe Gardën Kombëtare të lowa-s, Universitetitn Shtetëror, si dhe ka marrë pjesë në disa nga ngjarjet e takimit “Borlaug Dialogue”.

Postimi i plotë i ministrit Krasniqi në Facebook:

“Nje fillim i shkëlqyeshem i vizitës sime në SHBA. Në Des Moines të Iowa-s takova Sekretarin e Bujqësisë, z. Bill Northey, zyrtarët më të lartë të Departamentit të Bujqësisë të SHBA-ve, vizitova Garden Kombëtare të Iowa-s, Universitetin Shtetëror të Iowa-s, si dhe mora pjesë në disa nga ngjarjet e takimit ‘Borlaug Dialogue’, organizuar nga Fondacioni World Food Prize që ndan çdo vit edhe cmimin prestigjioz me po këtë emër. Veçanërisht, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ishte një ngjarje shumë madhështore. Pres që edhe pjesa e mbetur e vizitës në New York dhe Washington, D.C. të jetë po kaq e frytshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.