Lajmet e fundit

Podgorica në gjendje të jashtëzakonshme: protesta anti-qeveritare edhe në Mal të Zi (Video)

Liderët anti-qeveritar të bashkuar nën emrin Fronti Demokratik, Andrija Mandic, Nebojsha Medojeviç dhe Branko Radulovic, kanë thirrur protesta edhe për nesër, për të detyruar Qeverinë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, njoftojnë mediat në Mal të Zi.
Policia e Malit të Zi, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën e thirrur nga opozita, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.
Liderët opozitarë dhe qindra qytetarë me ta, kanë protestuar së bashku të shtunën në mbrëmje në qendër të Podgoricës, kryeqytetin malazias, dhe kanë provuar ta shpërthejnë kordonin e policisë pranë Parlamentit.
Por, policia ia ka arritur ta shpërndajë turmën e protestuesve vetëm pas veprimit dhe lëshimit të kapsulave me gaz lotsjellës.
Liderët anti-qeveritar të bashkuar nën emrin Fronti Demokratik, Andrija Mandic, Nebojsha Medojeviç dhe Branko Radulovic, kanë thirrur protesta edhe për nesër, për të detyruar Qeverinë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, njoftojnë mediat në Mal të Zi, përcjellë Klan Kosova.
Kundërshtarët politik të Qeverisë në Mal të Zi, ndër tjera, kanë akuzuar krerët e shtetit se ushtrojnë pushtet autoritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.