Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle në lokalet e natës në Tiranë këtë fundjavë, ku disa prej tyre funksiononin edhe si baza prostitucioni.
Policia shoqëroi 22 vajza shqiptare, serbe dhe rumune, të cilat punonin striptiste në këto lokale nate dhe që ushtronin aktivitet prostitucioni.
Burimet policore tregojnë se në disa lokale të tilla nate janë gjetur edhe deputetë dhe zyrtarë të lartë.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në lokale të tjera gjatë ditëve në vijim.