Lajmet e fundit

Tryeza e pozitës dhe opozitës, mision i pamundur (Video)

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se zgjidhja e vetme për të dal vendi nga kriza politike është dialogu në mes të pesë liderëve politik, partitë e së cilëve janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo se a është kjo një mundësi që duhet shqyrtuarnga këto subjekte, nuk është se po gjen shumë përkrahje nga partitë politike në vend.

Derisa për pozitën është e papranueshme çdo tentim për të zhvendosur debatin jashtë Kuvendit, për subjektet opozitare kjo më nuk është mundësi reale.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu në një prononcim për KosovaPress tha se zgjidhja e situatës politike në vend duhet të jetë brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se çdo opsion tjetër është i papranueshëm.

Musliu: Zgjidhja e vetme në Kuvend

“Çdo tentativë për të dal jashtë institucioneve të Kosovës konsideroj se është e padrejtë, është e panevojshme. Prandaj mendoj që zgjedhja duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës, zgjedhja duhet të jetë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. T’u jepet hapësirë dhe mundësi sikur anës së kryeministrit të Kosovës që të raportoj për marrëveshjet, ashtu edhe deputetëve dhe grupeve parlamentare që ta japin mendimin e tyrepërmes parlamentit… Çdo tentativë për të dal jashtë institucioneve është me rrezik për Kosovën, për proc eset demokratike në vend, është më rrezik përprojektet e mëdha që janë në prag të realizimit për Kosovën, siç është UNESCO, liberalizimi i vizave”, tha Musliu.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në një prononcim përmes telefonit tha se dialogu në mes të palëve është i domosdoshëm.

“Është e domosdoshme të bashkëbisedohet dhe vendi më i mirë dhe adekuat është Kuvendi i Kosovës pasi që nga ky barrikadim i opozitës është krijuar një pamje e keqe. Duhet të jetë një iniciativë dhe që i dëgjon kërkesat e opozitës”, tha Zemaj.

Kjo iniciativë, sipas tij, duhet të bëhet nga njëra prej tri institucioneve kryesore të vendit, Presidenca, Qeveria ose Kuvendi.

Ndërkohë, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi për KosovaPress deklaroi se kriza politike në vendka filluar që me nënsh krimin e dy marrëveshjeve në Bruksel, më 25-26 gusht. Në një situatë të tillë, opozita sipas tij, ka reaguar dhe po reagon me të gjitha metodat që ka në dispozicion.

Çaushi thotë se një takim i përbashkët në mes të liderëve të pozitës dhe opozitës nuk konsiderohet si mundësi reale.

Çaushi: Ulja e pesë liderëve nuk është mundësi reale

“Mundësia për t’u ulur bashkë ka përfunduar shumë më herët. Është paksa e pamundur që liderët e tillë politik siç janë Mustafa e Thaçi, që kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje kaq të dëmshme për Kosovën të ulen për një kompromis me liderët e opozitës. Natyrisht që do të ishte ideale sikur të ekzistonte një mundësi e tillë por besoj nëse e kuptojmë situatën në të cilën gjendemi marrëveshjet që janë nënshkruar, një mundësi e tillë nuk është reale”, ka thënë ai.

Dialogun me kryeministrin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçin, nuk është një opsion të cilin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e përjashton, por se kjo nuk mundet të përdoret vetëm si mbulesë për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Haradinaj: Jemi për dialog

“Jemi për dialog por jo për dialog që përdoret si mbulesë, me u zbatuar marrëveshjet. Pra, ne të gjitha veprimet që i kemi ndërmarrë janë me pengu zbatimine dy marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri Mustafa. Në këtë rast të Asociacionit të Komunave që ka nënshkruar kryeministri Mustafa dhe demarkacionitqë ka nënshkruar zotëri Thaçi. Pra, nuk do të lejojmë që me u bërë instrument i mbulesës për me ndodh zbatimi. Jemi për dialog në rast se kryeministri Mustafa para se të ulet në tavolinë me partitë opozitare reflekton në kërkesat e opozitës lidhur me këto dy marrëveshje”, tha Haradinaj.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën Valdete Bajrami tha se ideja e një tryeze të përbashkët, e dialogut ka kohë që është propozuar nga lideri i Nisma për Kosovën, por se kjo nuk është përfillur nga kryeministri Mustafa e as nga kabineti i tij.

“Që nga janari kryetari Lima ka bërë kërkesë se kur janë në pyetje çështjet nacionale duhet të ketë dialog politik, kjo kërkesë nuk është përfill nga kryeministri dhe kabineti qeveritarë. Në këto momente zgjidhja e vetme do të ishte referendumi “, tha Bajrami përmes telefonit.

Në anën tjetër për tejkalimin e situatës së fundit të krijuar në vend, deputeti nga radhët e LVV, Ilir Deda ka hedhur idenë përmes një letër të hapur drejtuar krerëve të partive politike se duhet të ulen të pestë prej tyre në një tryezë e që përmes dialogut të arrijnë n jë kompromis. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published.