Lajmet e fundit

U hodh nga ura pasi refuzoi ta vriste shoferin e autobusit (Foto)

Një djalosh 12 vjeçar ka vdekur pasi është hedhur nga një urë shumë e lartë, sepse i urdhëruar nga një bandë refuzonte ta vriste një shofer të autobusit.
Angel Ariel Escalante Perez nga qyteti i Guatemalës në Guatemala, ishte duke u kthyer nga shkolla në momenitn kur hasi në një bandë të cilët e urdhëruan që të vriste një shofer autobusi që do kalonte andej, transmeton Klan Kosova.

Nëse nuk do pranonte, kryesuesi i bandës i kishte thënë që do ta vrisnin me thikë ose do të hidhej nga ura Incienso që cilësohet si ura më e lartë në ato anë.

Pasi që vetë babai i tij është një shofer i autobusit, ai përzgjedhi më mirë të vdiste se sa të vriste.

Ai u hodh nga ura e lartë 135 metra, por nuk vdiq menjëherë.

Angel qëndroi aty në një gjendje kritike për 72 orë, derisa më në fund babai i tij e gjeti atë.

Doktorët u përpoqën për 15 ditë që ta shpëtonin, mirëpo ai vdiq nga plagët që kishte marë.

Aktivisti për të drejtat e njeriut Edgar Guerra, shprehet që kjo gjë është shumë e shpeshtë në Guatemala.

“Ky fenomen është shumë i njohur në këto anë. Banditët përdorin fëmijë që të vrasin persona”, deklaroi Guerra.
shoferi-620x380

u-hodh-nga-ura-pasi-refuzoi-ta-vriste-shoferin-e-autobusit-foto_hd

Leave a Reply

Your email address will not be published.