Neymar është golashënuesi më i mirë këtë edicion në La Liga.
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar po e shfrytëzon shumë mirë mungesën e Leo Messit, pasi në çdo ndeshje po shënon gola.
Braziliani në ndeshjen e mbrëmshme kundër Rayo Vallecanos shkëlqej duke shënuar 4 gola, dhe duke rrëmbyer pozitën e parë me 8 gola në 8 ndeshje, shkruan Express.
Vendin e dytë dhe të tretë e zënë dy sulmuesit e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, të cilët kanë nga 6 gola këtë edicion.