Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti në Londër merr provoja nga kryetarët e metropoleve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke qëndruar në Londër në një konferencë dy ditore me 35 kryetar komunash për të diskutuar për zhvillimin e qytetit dhe për të marr provoja.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se është duke qëndruar bashkë me kryetarin e Neë Yorkut që i aka ftuar.

Ky është publikimi i tij i plotë në Facebook:

Me iniciativë të Bloomberg Philantropies (të udhëhequr nga ish kryetari i New Yorkut) dhe në bashkëpunim me Atlantic Media dhe Aspen Institute, 35 kryetarë komunash nga e gjithë bota jemi ftuar në Londër për një konferencë dy ditore për të diskutuar inovacionin, zhvillimin e qendrueshem dhe sfidat në vitet e ardhshme për qytetet.

Bashkë me kryetarët e Washington DC, Warsaw, Athinës, Denverit, Nairobi, Lisbonës, e Londrës do të dëgjojme nga më shumë se 40 profesionistë për mundësitë e reja në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Qëllimi ynë në këtë konferencë është që Prishtinën ta vendosim në hartë të inovacioneve, ti bartim disa nga zgjidhjet në Prishtinë dhe të sjellim investime.

Konferenca filloi me një diskutim të lirë me ish kryetarin e New York për 12 vite, Michael Bloomberg mbi parimet e qeverisjes së mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.