Lajmet e fundit

Thaçi: Deputetët e opozitës po më kontaktojnë-nuk pajtohen me veprimet e shefave të tyre

Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme, Hashim Thaci thotë se Kosova nuk është në krizë dhe se “përpjekjet e opozitës” për t’i bllokuar institucionet janë të dështuara. Thaçi ka thënë se deputetët e opozitës e kanë kontaktuar duke i thënë se nuk janë pajtuar me veprimet e shefave të tyre.
Ai thotë se institucionet e Kosovës, janë stabile.

“Qeveria dhe institucionet janë stabile, janë efikase pavarësisht përpjekjeve për të penguar punqën e Kuvendit. Kosova nuk është në krizë, nuk ka bllokadë, Ka përpjekje të liderëve opozitarë për të penguar punën e Kuvendit”, ka thënë Thaçi në emisionin “Monitor” të RTK’së.

Ai ka thënë se sjelljet e fundit të opozitës, janë si pasojë e “ballafaqimit të tyre me realitetin politik në Kosovë”. Ky realitet, sipas Thaçit, është se “opozita nuk mund të ushtrojë dhunë ndaj institucioneve legjitime të vendit”.

“Duke u ballafaquar me realitete politike që janë në Kosovë, kemi të bëjmë me reaigm arrogant dhe ushtrim të dhunës ndaj institucioneve të vendit. Askush nuk mund të pretendojë ta zaptojë pushtetin. Pse ata nuk janë në pushtet, duhet ta pyesin vetveten sepse janë në kundërshtim me parimet, vlerat dhe standardet e demokracisë”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se opozita nuk ka argumente kundër marrëveshjeve që i kundërshton. Thotë se “argumentet” e opozitës janë gurët, gazi lotësjellës, shufrat metalike dhe armët në Kuvend.

“Ata nuk po sjellin argumente kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Gazi lotësjellës është çasja e tyre në mungesë të argumenteve, janë gurët, sulmi ndaj institucioneve, sulmet fizike ndaj deputetëve, janë shufrat metalike dhe armët në Kuvend”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka thënë se argumentet e opozitës duhet të jenë me debat në Kuvendin e Kosovës. I quanj “injorancë të lidershipit opozitar” veprimet e fundit të opozitës.

Vlerësoj se ne nuk jemi në istikame por jemi në pozitë. E njohim njëri tjetrein shumë mirë, i njohim kontributet e njëri tjetrit shumë mirë. Por në të njëjtën kohë unë i ftoj që t’i bashkangjiten debateve në Kuvendin e Kosovës, t’i sjellin argumentet në Kuvendin e Kosovës dhe të tejkalohet kjo pengesë fizike për interesa komplet personale të lidershipit opozitar.

“Është një injorancë e lidershipit që merr vendime të nxituara, të dhunshme”, ka thënë ai duke shtuar se “ka pasur deputetë nga opozita” të cilët e kanë kontaktuar për t’i treguar se nuk pajtohen me veprimet e shefave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.