Lajmet e fundit

Kosova edhe më tutje një „vrimë e zezë“e Evropës!

Shkruan Skenderbeg Klaiqi

Në Kosovën e pasluftës edhe më tutje vazhdon kaosi, ku nuk funksionon asgjë dhe nuk ka prosperitet.
Prioriteti i shqiptarve të Kosovës, pasluftës së vitit 1998-1999 ishte pikërishtë mirëqenja dhe ngritja e ekonomisë së vendit, nëpërmjet rivitalizimit dhe riaktivizimit të ndërrmarjeve të shkatërruara nga Serbia.
Që të ngritej kjo, duhej që fillimisht të rregulloheshin disa gjëra, si që ishin: Komercializimi, privatizimi dhe asgjesimin i nderrmarjeve që i kishin mbijetuar luftës dhe masave të dhunshme të regjimit të Serbisë.
Pritej me padurim që kjo të ndodhte, vetëm e vetëm ti hapej dera investimeve të huaja dhe të fillohej për së mbari.
U shitën, u privatizuan, u shkatërruan, bleu kush nuk bleu ndërmarrje, që disa shiteshin për hekur, por prapëse prap ekonomia kosovare nuk eci përpara.
Ishte një kohë kur në Kosovë mezi pritej që Kosova të bëhet e pavarur, sepse mendohej se, po të bëhej e pavarur, por sa të njihej nga shtetet përkatëse, do të vinin investorët dhe do ta bënin Kosovën „ nuse“
Edhe këtë e përjetuam, por interesant edhe pas gati tetë vitesh shtet i pavarur, Kosovës nuk i ecën investimet e huaja dhe nuk ngritej mirëqenja e qytetarëve.
Si pasojë e gjithë kësajë të rinjët dhe të rejat, vazhdojnë të ikin edhe më tutje kah të mundën.
Thuhet se nga Kosova dhe trojet shqiptare kan ikur deri në 290 000 shqiptarë, ndërsa nga paslufta e këndej, ndoshta edhe më shumë.
A e ka llogaritur dikush, sa kushton për ta rritur, edukuar dhe shkolluar një fëmijë?
Faktikishtë po i dorëzohet një vendi tjetër i gatshëm si fuqi e thjeshtë punëtore.
Ndërsa për çështjet e privtizimit, shtrohen pyetjet:
Çka u bë me mjetet që u grumbulluan gjatë privatizimit të ndërmarrjeve?
Kush i menagjon ato dhe ku gjenden?
A u përmbushën kushtet nga ata të cilët i privatizuan këto ndërmarrje?
Sa punëtorë janë punësuar nga ky privatizim?
Natyrisht pyetje do të ketë të panumërta, por përgigje nuk po pres nga askush, sepse edhe atëher sikurse tani çdo gjë që është bërë në Kosovë, nuk ka qen transparente.
Nuk ishin transparente as qështjet më madhore si ajo e bisedimeve me Serbinë.
Nuk ishin transparente, as demakacionet e kufinjeve si me Malin e Zi dhe me Maqedoninë, me qenëse me Maqedoninë nuk është duke u ankuar askush.
Çdo gjë që nuk ka transparencë, vështirë të jetë në të mirë të qytetarit .

Leave a Reply

Your email address will not be published.