Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën në vijim, sipas të cilit nga e marta pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.
Temperaturat maksimalet e ditës do të sillen ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe me ulje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale. Dita e hënë do të shoqërohet me mot të vranët dhe intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie nga 3-5milibar. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s .
Nga dita e martë vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit, të cilat vijnë nga veriu dhe verilindja e Kontinentit.Kjo gjendje e ndryshueshme e motit do të shoqërohet me reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun dhe veriperëndimin e vendit dhe më pas do të shtrihen në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të ulen deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, thuhet në parashikimin e IHMK-së.