Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë është lavdëruar sot se qëkur është në krye të qeverisë serbe vetëm dy shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai është zgjedhur kryeministër i Serbisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që u mbajtën në marsin e vitit 2014 (tre muaj para zgjedhjeve në Kosovë, vërejtje e Koha.net) kur Ivica Daçiq u zgjodh zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.
Vuçiq beson se platforma për negociata në Kapitullin 35 që merret me Kosovën do të jetë më e favorshme për Serbinë se sa ajo që është publikuar në opinion dhe se amendamenti i Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Kroacisë nuk do të ekzistojë.
“Pyetja ime është se çfarë ne mund të ndryshojmë.
Besoj se amendamenti nuk do të jetë dh se diçka tjetër e më favorshëm do të propozohet për negociata në kapitullin 35”, ka thënë Vuçiq, transmeton B92, përcjell Koha.net.
Vuçiq ka përkujtuar se qëkur është ai kryeministër,vetëm dy shtete e kanë njohur Kosovën e ka shtuar se Serbia duhet të mbetet në rrugën evropiane.
“Në vendete Bashkimit Evropian eksportojmë 60 për qind të mallrave,çfarë do të ndodhë nëse heqim dorë nga ky eksportim,e në rajon eksportojmë 13 për qind të mallrave”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur nëse dikush nga ai ka kërkuar ta njohë Kosovën ai ka thënë se “askush nuk më ka thënë ta njohe pavarësinë e Kosovës. ashtu nuk bisedohet me mua. Por të më kishte pyetur kush, do t’i kisha thënë, mirë ky është mendimi yt, kështu edhe në Serbi mendojnë disa”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq në vazhdim ka thënë: Serbia nuk është as afër përfundimit të rrëfimit për Kosovën për të hapur çështje të tjera si Rashka e Vojvodina” ndërsa ka shtuar se gjithmonë do luftojë dhe do ta mbrojë Serbinë.