Victoria Lopyreva është një bukuroshe ruse, e cila është shumë e njohur në vendin e saj.
E lindur në vitin 1983, ajo është aktore, modele, prezantuese televizive dhe njëherësh është shpallur ‘Miss Rusia’ në vitin 2003.
Në të kaluarën, bukuroshja ka pozuar për revistat, si Cosmopolitan dhe Maxim.
Ajo ka qenë edhe drejtore e konkursit ‘Miss Russia’ për një periudhë të shkurtër, ndërsa në vitin 2008 ishte pjesëmarrëse në një shou real televiziv.
Aktualisht ajo është zgjedhur zyrtarisht si ambasadore për Kampionatin Botëror të vitit 2018 që do të mbahet në Rusi.