Agjensia për refugjatë UNHCR ka raportuar se më shumë se 10 mijë refugjatë gjenden në Serbi, përderisa atyre u janë limituar mundësitë për të vazhduar rrugëtimin drejt vendeve të BE-së.
“Ne vetëm mund të themi se ka më shumë se 10 mijë refugjatë në Serbi,” tha për agjensinë e lajmeve Reuters, zëdhënësja e UNHCR-Melita Sunjic. “Refugjatët në Serbi janë duke jetuar në kushte shumë të këqija. Ka mungesë ushqimi, batanijesh. Mungojnë gjërat elementare,” tha Sunjic përmes një bisede telefonike nga kufiri serbo-kroate.