Deputetja më e re në Parlamentin e Maqedonisë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vetëm pak ditë që po lë statusin e beqares.
Ajo është fejuar në një ceremoni familjare me Bekim Lutën nga Cairi i Shkupit. Lajmi për fejesën e deputetes ka filluar të qarkullojë nga burime familjare të çiftit ndërkohë që vet deputetja Azizi akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë akt e ndoshta për faktin se këto ditë ka qenë shumë e angazhuar në aktivitetet partiake pasiqë siç e dimë BDI-ja tashmë ka nisur fushatën për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të vitit të ardhëshëm.
Kaltrina dhe Bekimi kanë tre vite që janë në lidhje por që dashurinë e tyre me fejesë kanë vendosur ta zyrtarizojnë vetëm pak ditë më parë duke marr kështu një hap të rëndësishëm jetësorë.
Ndryshe edhe pse në moshë të re ajo tashmë njihet si një nga deputetet më të zëshme në parlamentin e Maqedonisë nga rradhët e partive shqiptare ndërsa është në përfundim të studimeve master në fushën e drejtësisë.