Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, duke komentuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtuar spektrit politikë – koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe opozitës së bashkuar – në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada aktuale në institucionet e vendit, ka thënë se, ata janë gati të reflektojnë nëse Kryeministri Mustafa tërheqë nënshkrimet.
“Kryeministri është ai që është duke e bllokuar Kuvendin, sepse ai ka nënshkruar marrëveshje duke anashkaluar Kuvendin”.
“Kemi krizën më të madhe prej pas luftës, kjo krizë kërkon që të gjitha forcat politike të reflektojnë”
“Ne kemi treguar që jemi të gatshëm të reflektojmë, por që kryeministri të tërhiqet nga marrëveshjet”.
“Nga Jahjaga presim rol neutral. Një rol që pranohet nga të gjithë”.
“Qe të mos ketë gaz lotsjellës dhe vezë, duhet kryeministri i Kosovës t’ia kthejë institucioneve mandatin”.