Naim Rashiti: Vetëvendosje ditëve në vijim duhet të pozicionet në qëndrimet e saj, se çka do saktësisht, sepse këto veprime e dëmtojnë Lëvizjen.
Analisti politik Naim Rashiti, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se, iniciativa e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, është shumë pozitive dhe nëse ajo arrin të vazhdojë negociatat mes palëve, atëherë do të ishte një sukses shumë i madh.
Ai deklaroi se Vetëvendosje duhet vendos një herë e mirë dhe jo të sillet “me dy fytyra”.
“Vetëvendosje ditëve në vijim duhet të pozicionet në qëndrimet e saj, se çka do saktësisht, sepse këto veprime e dëmtojnë Lëvizjen”.
“Nuk mundet edhe me dhunë edhe me dialogë”.
“Unë mendoj se iniciativa e Presidentes duhet të kthehet në zhvillim të temave. Liderët kanë nevojë të ulen dhe të diskutojnë për tema të rëndësishme që i afektojnë institucionet”.
“Nëse Presidentja do ta vazhdonte negociatat gjatë ditëve në vazhdim me Qeverinë, e partitë tjera, ky do të ishte një sukses i madh”.
“Gjatë negociatave do të shihet që palët mund të bëjnë kompromise, në disa nga temat që kanë interesë dy palët, siç janë dialogu, roli i opozitës, e çështje tjera”.
“Kjo që ka ndodhë deri tash është mungesë e besimit mes opozitës dhe Qeverisë. Këto veprime, siç është gjuajta me vezë nuk i ndihmojnë dialogut”.
Rashiti tha se përkundër situatës, krizë politike nuk ka në Kosovë. Krizën e kërkon Opozita.