Avokati Dastid Pallaska është i ftuari i Baton Haxhiut në emisionin Zona B, ai ka thënë se arrestimi i Kurtit është bërë në mënyrë të kundërligjshme.
“Kjo është vepër tjetër penale”.
“Ka qenë i kundërligjshëm, në momentin kur një qytetarë dyshohet duhet të bëhet ndalimi policor nga shoqërimi në polici në rastet kur ky person nuk i është përgjigjur thirrjes”.
“Albin Kurtit i është drejtuar një thirrje që ka refuzuar ta pranojë, sipas kodit të procedurës penale kur një person nuk i përgjigjet thirrjes arrestimi bëhet nga ana e prokurorit vetëm në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake”.
“Një veprim nëse nuk mbështete me një dokument nuk ka adresë për përgjegjësi, ky veprim ka qenë i tmerrshëm”.
“Kështu arrestohet secili person në Kosovë, me telefona dhe kjo është praktika”.