Lajmet e fundit

Sllovenia e Kroacia hapin kufijtë për refugjatët

Sllovenia ka hapur kufirin për refugjatët që po qëndronin pranë kufirir me Kroacinë, të cilët kishin qëndruar në shi për orë të tëra në pritje të hapjes së kufirit.

Qeveria sllovene, zyrtarisht ka deklaruar se nuk do të pranojë më shumë se 2500 refugjatë në ditë, por natën e mbrëmshme, pas shiut të madh dhe të ftohtit, Sllovenia hapi derën për afro 5000 refugjatë, raporton BBC, transmeton Kosovanews.

Qindra e mijëra emigrantë, shumica nga Siria, Afrika dhe Afganistani, kanë ardhur në Ballkan nga Turqia muajt e fundit, ndërsa si destinacion kanë Gjermaninë, Suedinë dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.