Partia Liberale e Kanadasë, ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e së hënës duke larguar qeverinë konservatore të kryeministrit Stephen Harper.
Sipas agjensisë së lajmeve ‘Reuters’ Partia Liberale ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pas 9 vitesh udhëheqje nga Partia Konservatore, e cila është rradhitur si partia e dytë në këto zgjedhje, ndërsa Partia Demokratike e Re besohet se është renditur e treta, transmeton Kosovanews.
Trudeau ka premtuar se do të angazhohet për të forcuar marrëdhëniet me administratën e Obama-s, do të tërhiqet nga luftimet kundër Shtetit Islamik si dhe do të bëjë më shumë për ndryshimet klimatike.