Lajmet e fundit
Kanye West i propozon martesë Kimit

Kanye West i propozon martesë Kimit

Në njërin nga koncertet e tij të mbajtur të shtunën në Seattle, këngëtari Kanye West ka deklaruar se planifikon t’i propozojë martesë të dashurës së tij Kim Kardashian.

Por siç duket ai nuk ka mundur të presë më gjatë për ta zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen Kim.

Reperi, 36-vjeçar, të hënën i ka propozuar yllit të famshëm në ditëlindjen e saj duke marrë me qira stadiumin  e bejsbollit AT&T në San Francisko ku më pas ia bëri pyetjen e famshme para familjes dhe shoqërisë së tyre, raporton tabloidi E!.

Kanye në po të njëjtën ditë kishte qenë i pranishëm  në “Hollywood Film Awards”, dhe ishte e paqartë nëse do ta festonte ditëlindjen e të dashurës me të.

Çifti tashmë ka vajzën me emrin North, por po mendojnë të bëjnë një tjetër fëmijë sepse e dinë se po plaken dhe më vonë mund të kenë vështirësi në zgjerimin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.