Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar me një shkop të fortë nga një qytetar në Skenderaj.
Sipas një komunikate të policisë, sulmuesi A.M, 44 vjeçar, është arrestuar për shkak të sulmit ndaj personit zyrtarë.
Sulmi ndaj policit kishte ndodhur kur policia, pas një raportimi të një mosmarrëveshje familjare, ku një viktimë femër kishte pësuar lëndim trupor të shkaktuar nga i dyshuari.
“Zyrtarët policorë me të arritur në vendngjarje hasin në personin e dyshuar i cili që në fillim shfaq rezistencë ndaj zyrtarëve policorë, duke përdorur një shkop të fortë sulmon zyrtarët policorë të cilët arrijnë që ta vënë nën kontroll”.
“Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në QKMF Skenderaj, lëndimet e së cilës i ka konstatuar mjeku”.
“Pas inetervistimit, me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në komunikatë.