Policia thotë se Fatema Alkasem ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe mund të jetë në nevojë për kujdes mjekësor.
Holanda aktualisht po përballet me një problem në sigurimin e azilit për vajzat që ishin martuar në Siri, por sipas shtetit Holandez ato janë nën moshë për tu martuar dhe këto raste po i cilësojnë si raste pedofilie, përcjellë Zeri.info
Organizata Save the Children ka raportuar një “rritje alarmante” në numrin e martesave të fëmijëve brenda komuniteteve të refugjatëve sirianë në Jordani, Irak dhe Liban. Qeveria në Hagë është duke kërkuar një amendament në mënyrë që aplikacionet e ribashkimit familjar do të njohin martesat vetëm nëse të dy partnerët janë mbi moshën 18 vjeç.
“Një vajzë 12-vjeçare me një 40-vjeçar – kjo nuk është një martesë, kjo është abuzim”, tha politikani Attje Kuiken, sipas BBC.
“Ne jemi duke folur për fëmijë vërtetë të rinj, vajza 12-13 vjeç. Unë dua të mbroj këta fëmijë. Qeveria duhet t’i marrë ato nën kujdestari dhe t’i mbrojë, sepse para se të hyjë në fuqi ligji i ri, fëmijët ende mund të jenë subjekt i abuzimit. ”
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në dhjetor./Zëri