Lajmet e fundit

Amerikanët i dhurojnë pajisje Policisë Kufitare e Doganës

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit për Kontroll të Eksportit dhe çështjet lidhur me Sigurinë e Kufijve ka bërë dorëzimin e donacionit, pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në vlerë prej 392,000 dollarësh ishin tw pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ai i financave . Abdullah Hoti dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg T. Delawie.

Me ketë rast, Hyseni tha se kjo ceremoni është vetëm edhe një akt riafrimi i përkushtimit dhe përkrahjes së ShBA-vë që i kanë dhënë shtet-ndërtimit të Kosovës që nga ditët e para pas shpalljes së pavarësisë.

Ai u zotua se kjo përkrahje do të kthehet me rezultate konkrete për të luftuar krimin ndërkufitar, për të siguruar që çdo gjë që lidhet me sigurinë në kufi, të jepen rezultatet të kapshme.

Ndërsa ambasadori Delawie deklaroi  se këto pajisje të dhuruara do të rrisin kapacitetet e Policisë së Kosovës dhe doganave për të kryer vëzhgimin dhe kontrollin e kufirit dhe për operacionet parandaluese.

“Këto do t`iu ndihmojnë autoriteteve në luftimin e krimit dhe terrorizmit ndërkufitar dhe zbulimin e rrezatimit dhe identifikimit e materialit për shkatërrim në masë dhe materialeve të ngjashme. Sundimi i ligjit, siguria rajonale dhe zhvillimi ekonomik janë tri prioritete e mia gjatë mandatit në Kosovë”, tha ambasadori amerikan, Delawie.

Ministri i Financave, Abdullah Hoti gjithashtu falënderoi qeverinë amerikane për dhurimin e këtij donacioni, duke u shprehur se me këtë u ndihmohet doganave të Kosovës të rrisin kapacitetet në inkasimin e të hyrave në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.