Autoritetet gjermane janë vënë kundër rrjetit social “Facebook”, pasi e akuzojnë për nxitje të urrejtjes. Sipas tyre, me anë të “Facebook”-ut njerëzit po përhapin shumë urrejtje, kryesisht ndaj refugjatëve.
“Prokuroria në Hamburg po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër menaxherëve të ‘Facebook’. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet”, ka thënë një zëdhënëse për revisten “Spiegel.
Mark Zuckerberg, i cili është shefi i “Facebook”-ut i ka premtuar muajin e kaluar kancelares Angela Merkel, se do të kujdeset për parullat e urrejtjes. “Mendoj se duhet të punojmë në këtë drejtim”, tha Zuckerberg në takimin e kancelaren Merkel në Nju Jork. Kur Merkel e pyeti nëse gjendja do të përmirësohet, ai tha: “Po”.