Kryetari i Prishtinës, ShpendAhmeti ka marrë pjesë në një konferencë dy-ditore në Londër, ku pjesëmarrës kanë qenë 35 kryetarë kryeqytetesh të dalluar nga e gjithë bota.
Konferenca është organizuar me iniciativë të “Bloomberg Philantropies”, që udhëhiqet nga ish-kryetari i New York-ut, Mike Bloomberg, në bashkëpunim me Atlantic Media dhe Aspen Institute.
Në konferencën dy-ditore,Ahmeti përmes Facebook-ut, ka bërë të ditur se, është diskutuar për inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat në vitet e ardhshme për qytetet, transmeton Indeksonline.
Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë kryetarë të kryeqyteteve të njohura botërore, si kryetari Washington DC-së, Varshavës, Athinës, Denverit, Londrës, Lisbonës e Nairobit, të cilët kanë qëndruar përballë më se 40 profesionistëve mbi përmirsimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas Shpend Ahmetit, qëllimi i pjesëmarrjes në këtë konferencë ka qenë që Prishtina të vendoset në hartën e inovacioneve, me qëllimin që investitorët të tërhiqen drejt Prishtinës