Republika e Shqipërisëe ka hapur të marten në Gjakovë Konsullaten e Nderit, institucion ky që qëllim parësor ka forcimin e lidhjeve shpirtërore, por pse jo edhe nxitjen e bashkëpunimeve në fusha tjerë, përfshirë këtu ekonominë, arsimin, kulturën e të tjera.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare të kësaj Konsullate ka marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, i cili, duke qenë i bindur në aktivitetin e suksesshëm të Konsullatës, ka thënë se qeveria shqiptare është tejet e interesuar të forcojë lidhjet me komunën e Gjakovës por edhe me tërë republikën e Kosovën në përgjithësi, prandaj ky hap i parë i hapjes së Konsullatës do të pasohet me hapje të Kosnullatave edhe në qytete tjera të Kosovës: “Veprimi i Gjakovës është një shembull i mirë, të pakten për bashkiakët e Shqipërisë. Fakti që një hapësirë publike nuk mbushet nga një aktivitet apo biznes privat, por një hapësirë publike vihet në dispozicion të një Konsullate Nderi, e cila përsa na takon neve do të bëjmë ç’është e mundur për ta kthyer në një pikë takimi mes shqiptarëve që jetojnë nga dy anët e ndryshme të kufirit të cilët historia e deshi të mos jetojnë sëbashku. Por, sot ekzistojnë të gjitha mundësitë, falë edhe kësaj Konsullate Nderi, që sidomos brezat e rinjtë ta takohen me njëri tjetrin dhe të bisedojmë për gjithçka që u pëlqen dhe që kanë interes të përbashkët”, ka thënë ministri shqiptar Bushati.
Ai ka thënë se qasje të tilla ndaj bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri do të ndikojnë që shumë shpejtë këto dy vende të kenë edhe lidhje më të madhe fizike, duke aluduar kështu në Koridorin Adriatik – Alpe, projektin rrugor që përmes Lugines së Drinit synon lidhjen e Gjakovës dhe Shkodres me rrugë modern automobilistike.
Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se hapja e Konsullatës së Nderit të Shqpërisë në Gjakovë është një emocion i veçantë për të gjithë qytetarët e Gjakovës, por në të njejten kohë edhe mundësi e mirë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe rritjen e zhvillimit për zonat këndej e andje kufirit. “Kjo zyre nuk është thjeshtë një Konsullatë Nderi. Për ne ngërthen në vete shumë më tepër. Për ne ngërthen në vete historinë me të gjitha faqet e saj të shkruara me mund, me lot me gjak e me krenari, por gjithashtu edhe të ardhmen e ndritur që synojmë ta ndërtojmë sëabshku. Nga këtu, ne synojmë që të fillojmë projekte të përbashkëta për Malësinë e Gjakovës. Malësia e dimë që është ndarë padrejtësishtë. Por, kjo nuk do të thotë që për këtë do të mbetet e pazhvilluar. Kjo zyre është një shpresë e cila i tregon gjithë Malësisë së Gjakovës dhe komunës së Gjakovës se ne kemi shumë punë për të bërë sëbashku”, ka thënë Kusari – Lila.
E në bashkëpunim dhe marrëveshje të institucioneve në të dyja shtetet, është vendosur që Konsull nderi i republikës së Shqipërisë në komunën e Gjakovës të jetë piktori Akademik Tahir Emra, një figurë e cila tradicionalisht është njohur për angazhimin konkret për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe zhvillimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. Në një fjalë të mbajtur me këtë rast, akademik Emra është shprehur tejet i emocionuar për nderin që i është bërë duke e emëruar në këtë post nderi. “Konsullata do të jetë një mundësi e re për thellimin e bashkëpunimit duke krijuar një hapësirë tjetër të veprimit dhe kordinimit të planeve të përbashkëta në aspektin zhvillimor, kulturor e turistik. Kjo Konsullatë më shumë se karakter diplomatik e politik ka karakter shpirtëror për Kosvën dhe Shqipërinë, prandaj edhe unë jam i nderuar që do të jem në këtë pozitë nderi”, ka thënë akademik Emra.
Ndryshe, zyra e Konsullatës së nderit të republikës së Shqipërisë në Kosovë është hapur në ambientet e pjeses së vjetër të qytetit, konretisht në mesin e Çarshisë së Madhe, në objektin në të cilin gjendjet edhe Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve./ZËRI