Historianët e Deçanit kanë komentuar mbi deklarimet e Igumanit Sava Janjiq, i cili për mediat serbe ka deklaruar se “UNESCO nuk duhet ta pranojë Kosovën, një vend ku po rritet çdo ditë ekstremizmi dhe fundamentalizmi islamik”, njofton Klan Kosova.
“Deklaratat dhe prononcimet e fundit të Igumanit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjqi, janë shumë qesharake dhe të pa pranueshme. Janë të pa baza dhe të pa argumentuara”.
“Ne, themi se ai po benë presione publike me të vetmin qëllim që të pengoj anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO”.
“Edhe një herë duhet ripërsëritur se Manastiri i Deçanit, është monumenti kulturor dhe historik që i takon shqiptarëve të Kosovës, dhe se ai monument është ndërtuar që në kohërat antike dhe është rindërtuar me 1327-1335 nga Fra Vita Kuçi një shqiptar nga Kotorri, në tokën e Hak Kuçit nga Deçani”.
“Po ky monumenti është ruajtur deri me 1990 nga vet shqiptarët, e me këtë rast duhet përmendu Familjen e Sali Rrustës (Demëukaj) nga Deçani”.
“Tentimet e fundit të Igumanit Janjiqi nuk janë gjë tjetër vetëm se fillimi i pranimit të disfatës se humbjes së betejës nga ana e tije dhe e shtetit të Serbisë karshi pranimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në reagimin e gjatë të Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, dega në Deçan.