Shumë konsumatorë të cilët përdorin Wi-Fi publike ndonjëherë vendosin lehtësira përpara sigurisë në pajisjet e tyre të internetit, teksa kyçen në llogaritë e tyre bankare , ka paralajmëruar një raport i lëshuar të mërkurën.Shumë konsumatorë të cilët përdorin Wi-Fi publike ndonjëherë vendosin lehtësira përpara sigurisë në pajisjet e tyre të internetit, teksa kyçen në llogaritë e tyre bankare , ka paralajmëruar një raport i lëshuar të mërkurën.
“Shqetësimi më i madh është se njerëzit kontrollojnë llogaritë e tyre bankare në rrjetet publike, dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme për llogaritë e tyre”, tha Laura Polacheck, drejtoresh e komunikimit në Shoqatën Amerikane të Personave në pension.
50 për qind e pjesëmarrësve në hulumtim kanë treguar se nuk kanë qenë në dijeni se asnjëherë nuk është e sigurt që të kyçesh në llogaritë bankare nëpërmjet rrjeteve publike të internetit, shkruan KSL.com, transmeton lajmi.net.
Hulumtimi po ashtu zbuloi se 27 për qind e atyre që përdorin kyçje falas të rrjeteve të internetit janë hyrë në llogaritë bankare nëpërmjet këtyre rrjeteve brenda tre muajve të kaluar. “Pjesë e kësaj është vetëdijesimi. Njerëzit nuk e kuptojnë se është një kërcënim sa i përket sigurisë. Ata nuk mendojnë rreth asaj nëse rrjeti është i sigurt apo jo”, tha Polacheck./Lajmpress