Lajmet e fundit

Edhe Kostiq, në takim me Nikoliqin

Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë Vladimir Kostiq, po merr pjesë në një takim të përbashkët me Presidentin serb Tomislav Nikoliq, ku po bisedohet për vendimin e nesërm rreth pranimit të Kosovës në UENSCO, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.

Kostiq në një intervistë të më hershme për mediat serbe kishte deklaruar se nuk e ka ndërmend të marrë pjesë në këtë mbledhje, sepse, pas deklaratave të fundit se “Serbia e ka humbur Kosovën”, “mendimi im më nuk është i vlefshëm më”.

Bashkë me Kostiqin në takim me Presidentin serb Nikoliq, janë edhe shumë personalitete politike, pjesëtarë të Qeverisë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile.

Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.