Lajmet e fundit

Thaçi fluturon për Paris, mendtë i ka në Gjakovë

Zëvendëskryeministri dhe shef i diplomacisë së Kosovës ka njoftuar edhe përmes facebookut se është nisur për Paris, ku nesër mbahet votimi në Bordin Ekzektuiv për Kosvën në UNESCO, porse njëherësh ka shprehur keqardhje që nuk është në Gjakovë, ku sot u hap Konsullata e nderit e Shqipërisë.

“Jam rrugës për në Paris kur në orët e fundit para votimit të Bordit Ekzekutiv për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do t’i japim edhe në shtytje kësaj aspirate të madhe të Kosovës. Por, me mendje isha në Gjakovë, me merakun që nuk mund të merrja pjesë në hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë. E përgëzoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për vendosjen e konsullit të nderit në Gjakovë nga ana e Ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Hapja e kësaj konsullate në Gjakovë do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, kulturor e artistik mes qytetit të Gjakovës dhe bashkitë në pjesën veriore të Shqipërisë por edhe do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.