Autor : Mr. Adem Lushaj
Kleriku i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka vazhduar me retorikën e tij tashmë të njohur, të nxitjes së urrejtjes ndër nacionale, duke u paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare si “viktimë”, dhe çdoherë i rrezikuar. Ai, kësaj radhë ka gjetur si pretekst kërcënimin ndaj këtij manastiri dhe manastireve tjera nëpër Kosovë, që nga viti 1999, duke konsideruar si argumente për të kundërshtuar pranimin e Kosovës në UNESCO. Ky “njeri i zotit”, shpërndan edhe letrën e bishopit Teodosije, i cili ka reaguar për mos pranim të Kosovës në këtë institucion të lartë të trashëgimisë botërore.
Janjiq, edhe më tutje vazhdon me nxitje të urrejtjes ndaj popullatës shqiptare, duke derdh “lot krokodili”, por edhe duke penguar zhvillimin ekonomik, jo vetëm të Deçanit, por edhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Ai, ditë më përpara kishte akuzuar deçanasit për grafitet e shkruara në mure, edhe pse sipas gjitha parashikimeve, ato grafitë janë nga njerëzit që kishin djegur fabrikën mjaltit APIKO dhe rrënuar dy shtëpi private në afërsi të këtij manastiri. Po ashtu ky “politikan” kishte ngrit zërin e tij, kundër “vandalizmit” të bërë ndaj varrezave serbe, e të cilat ishin hapur nga vet familjarët e atyre kufomave, çka ishte i njoftuar edhe vet Janjiq, sikurse që e di edhe policia e Kosovës. Janjiq e di mirë se kohë më parë, për ti vizituar këto varreza, ishin edhe shkrimtarët e njohur nga Mali i Zi, Jevrem Berkoviq e Mirash Martinoviq dhe kolegë të tyre nga i njëjti shtet, por edhe nga Kosova.
Ky është postimi i tij në dy gjuhët, i prezantuar edhe me fotografi.
Поводом настојања косовских институција да уђу у УНЕСКО подсећам шта је све урађено од рата 1999. у време када су Косовом владали исти они који их воде и данас. Подсећам само на неке цркве које још до данас нису обновљене. Да ли Косово има спремности и снаге да са истим лидерима те исте цркве штити преко УНЕСКО препуштам читаоцима.
On the occasion of the attempt of Kosovo Institutions to be admitted to UNESCO I want to remind what has been done since 1999 war in Kosovo when it was ruled by the same leaders that lead Kosovo now. We mention only on some of the churches that have not yet been reconstructed. Does Kosovo have capacity and will to protect these churches through UNESCO I leave to the readers.