Lajmet e fundit

Pacolli: Fitorja është e jona

Edhe lideri i AKR-së Behxhet Pacolli ka falenderuar shtetet të cilat kanë votuar pro pranimit të Kosovës në UNESCO.

Ai përmes një statusi në “Facebook” ka uruar këtë përkrahje drejt UNESCO-së.

Statusi i plotë:

Fitorja është e jona! Urime! Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris sapo ka votuar rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate. Një fitore plotësisht e merituar, duke pasur parasysh edhe propagandën e ndytë të Serbisë kundër nesh.

Aplikimi për pranimin e Kosovës në UNESCO është dorëzuar formalisht nga Shqipëria dhe është mbështetur nga mbi 45 vende mike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.