Ramadan Zejnullahu, tashmë i shkarkuar nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sikur ta ndjente se pas një ore do të shkarkohej.
Në kohën kur Këshilli Drejtues i UP-së po fillonte mbledhjen për të votuar shkarkimin e tij Zejnullahu doli para gazetarëve për të folur në lidhje me zhvillimet që ndodhën në mbledhje.
Ai për disa sekonda filloi të flasë por ende pa e përfunduar atë qka dëshironte të thoshte, u tha gazetarëve të shumtë që të fillojnë që nga fillimi.
“Prishne krejt”, tha rektori duke lutur gazetarët që të fillojnë edhe një herë të marrin deklaratën e tij.
Nga këto pamje shihen emocionet e forta të Zejnullahut.