E para e vendit, Atifete Jahjaga thotë se vendimi i Këshillit Drejtues i UP-së, për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, ka zbehur lajmin e mirë për Kosovën nga mbledhja e UNESCO-s.
Sipas shefes së shtetit, vendimi për shkarkimin e Zejnullahut “është shqetësues” dhe kundër reformimit të arsimit të lartë.
“Lajmin e mirë për Kosovën nga Parisi sot e zbehu vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu. Ky vendim është shqetësues, kundër angazhimit për reformimin e arsimit të lartë dhe vendosjes së kritereve të larta akademike. I jap përkrahjen time nismës së Kryeministrit që ky vendim të rishikohet menjëherë. UP-ja është institucion i pavarur dhe duhet të mbetet i tillë, në mënyrë që të prodhojë vlera të ndershmërisë dhe liderë të së nesërmes, e jo vend i skandaleve e plagjiaturës”, shkruan në Facebook presidentja Jahjaga.