Nga Parisi, në nji lidhje telefonike për lajmet qendrore të Televizionit Rrokum, foli zavendëskryeministri Hashim Thaçi.
Zavendësministri Thaçi, tue i falenderue mediat e Kosovës për mbështetjen e dhanë gjatë rrugëtimit për në UNESCO, tha se ky vendim asht shumë i randësishëm për të ardhmen e trashëgimis kulturore të Kosovës e sidomos kur e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtar.
Ndërsa në pyetjen se çka mendon për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu, Ministri i Jashtëm tha se Kosovës i duhen institucione stabile dhe me reforma.
“ Asht nji lajm befasues, i papranueshëm dhe i keq”, theksoi Thaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=R7ng750kqpY