Partitë opozitare janë duke kundërshtuar fuqishëm marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kundër këtyre marrëveshje janë deklaruar 200 mijë qytetarë nëpërmjet peticionit të iniciuar nga opozita.
Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës, e kishte menduar si opsion votëbesimin e Qeverisë për të rikthyer legjitimitetin e kontestuar. Mirëpo, ky opsion tani nuk po vlerësohet si i duhur nga ana e Qeverisë.
Burime të Tribuna Channel brenda Qeverisë kanë bërë me dije se ky opsion më nuk është duke u shqyrtuar.
E nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në situatën aktuale, votëbesimi nuk është opsioni më i mirë. Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme dhe referendumi do të ishin zgjidhjet ideale për tejkalimin e situatës.
Petrit Zogaj, drejtor i Lëvizjes Fol, thotë se logjika e votëbesimit ka të bëjë kryesisht në rastet kur ka probleme brenda koalicionit.