Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, thotë se hapi i Kosovës më afër UNESCO’s, është për t’u përshëndetur. Por ai thotë se ky lajm, zhvlerësohet me shkarkimin e rektorit Zejnullahu.
“Hapi më afër UNESCO’s – që është për tu përshendetur – zhvlerësohet me shkarkimin e rektorit Zejnullahu. Ramadan Zejnullahu është i vetmi që tentoi që UP-në ta ndërtojë në institucion të dijes, arsimit e shkencës. Pa te nuk ka përparim në arsim, po rahatim të gjithë atyre që i blenë gradat akademike.#meRektorin!”, shkruan Deda në Facebook.