Lajmet e fundit

Krasniqi uron dhe ngushëllon qytetarët

Ish kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka shprehur urimet e tija, e njëherit edhe ngushëllimet qytetarëve kosovarë për dy ngjarjet që sot karakterizuan ditën – vendimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për ta hedhur në votim kërkesën e Kosovës për këtë organizatë dhe po ashtu vendimi i Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës për ta shkarkuar Rektorin Ramadan Zejnullahu nga pozita.

“Urime pranimi në UNESCO! Janë vlerat tona kulturore, toleranca dhe vendosmëria për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore, ato që t’i hapen rrugët e pranimit në UNESKO”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë arsimdashës, ngushëllime për Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës!
Universitetin duhet ta mbrojnë arsimdashësit, studentet, ata që kanë synim mësimin dhe studimin dhe jo shkatërrimin e asaj që e krijuan brezat edhe duke u djegur për se gjalli për gjuhën, abetaren dhe shkollën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.