Lajmet e fundit

Shpërthen Ardian Gjini: A po ju vjen turp, bre komunista!

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu. Gjini thekson se është e turpshme se si drejtuesit e PDK-së e LDK-së po mundohen që të shfajësohen për shkarkimin e Zejnullahut. Sipas Gjinit, shumë nga anëtarët e Këshillit Drejtues, janë njerëz të partive politike.

Ky është shënimi i tij i plotë:

Militantët e PDK dhe LDK e shkarkuan rektorit. Ja disa emra:

  1. Fevzi Berisha është anëtar i Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së, që udhëheq Qeverinë. Ka qenë tri herë radhazi kandidat për deputet i LDK-së, po ashtu ish-zv/ministë i Arsimit nga LDK-ja.
  2. Alberta Troni ka qenë kandidate për deputete e LDK-së dhe ka qenë këshilltare e LDK ne ministrine e Kultures.
  3. Beqir Sadikaj ka qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e qershorit 2014.

Shumë qartë, militantët e PDK-së dhe LDK-së që kanë kapur UP-në, sigurisht kanë votuar sikurse u kanë thënë shefat e tyre.

E këta të fundit, na qenkan habitur! Tipik komuniste!

A po iu vjem turp a hiq? Me nxjerr lot lrokodili tani?

Faqja e zeze

Leave a Reply

Your email address will not be published.