Sonte në emisionin “Kontakt” i drejtuar nga Valdrin Krasniqi në Tribuna Channel i ftuar deputeteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se nëse kryesia nuk arrin të krijoj kushte për të mbajtur seancën në mënyrë normale atëherë sipas tij nuk është e arsyeshme të thirret përsëri seanca.
“ Shpresoj që kësaj radhe kryesia mund të krijoj kushte për të zhvilluar seanca normale dhe deputetët të mund të debatojnë”. ka thënë ai
Salihaj ndër të tjera ka thënë se veprimet e opozitës nuk janë politike, por janë fizike për ti penguar seancat në Kuvend.
“Për veprimet fizike të opozitës nuk ka mënyre politike që të zgjidhet, për këtë problem duhet të merren masat që janë të paraparë në Kuvendin e Kosovës”. ka thënë ai
Salihaj gjithashtu foli edhe për koalicionin PDK-LDK, ku tha se ka qenë kundër këtij koalicioni pasi e ka vlerësuar si të dëmshëm këtë koalicion sepse sipas tij PDK’ja deri me tani nuk ka dhënë kontribut serioz për institucionet e Kosovës.
“Mendoj që ky koalicion është krijuar nën presion dhe me një kërkesë të fuqishme të faktorit ndërkombëtar që të krijohet një koalicion I tillë për të siguruar një shumice prej 2/3 të votave në parlament.” ka thënë Salihaj.