Lajmet e fundit

Përpjekje për takimin e përbashkët

Presidentja Atifete Jahjaga pritet ta shikojë mundësinë që sot t’i bëjë bashkë pozitën dhe opozitën, në një tryezë.

Pozita dhe opozita kanë qenë ndarazi në takim te presidentja Atifete Jahjaga. Të dy palët kanë bërë të ditur se ia kanë përcjellë qëndrimet presidentes Jahjaga.

Por, pavarësisht mesazhit të opozitës se nuk do të diskutojë në asnjë rrethanë me pozitën për kërkesat e tyre, pa tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja në Bruksel, “RTK” merr vesh se presidentja Jahjaga po bën përpjekje që një takim i përbashkët mes pozitës dhe opozitës të bëhet sot

Zyra e Presidentes nuk e ka mohuar se mund të ndodhë një takim i tillë por pa specifikuar se kur do të ndodhë ai. “Ftesës së Presidentes për takime i janë përgjigjur të gjithë udhëheqësit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ndërkohë që takimi i përbashkët mes pozitës dhe opozitës mbetet synim i cili varet tërësisht nga vullneti i partive politike të përfaqësuara në Kuvend”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.