Lajmet e fundit

Protestuesit afat Ministrit deri të mërkurën për shkakrimin e dekanëve dhe Këshillit Drejtues

(I plotësuar) Protestuesit kanë kërkuar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami që të shkarkojë dekanët dhe anëtarët e Këshilli Drejtues deri në ditën e mërkurë.

Sipas organizatorit të protestës, Rron Gjinovci, në rast se kjo kërkesë nuk do të realizohet nga ministri Bajrami, do të organizohen sërish protesta, raporton Indeksonline.

“Ne kërkojmë nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami që të shkarkojë dekanët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues. Ministri ka afat deri në ditën e mërkurë, dhe në rast se ndodh e kundërta, do të protestohet sërish”, ka thënë Gjinovci.
Ndërkohë, ai ka përshendetur vendimin e ministrit Bajrami për të shfuqizuar vendimin për shkarkimin e rektorit, derisa shpreson që në zgjedhjet e ardhshme të UP-së, politika të mos jetë e involvuar n këtë proces./Indeksonline/

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e dekanëve dhe Këshillit Drejtues (Foto)
Edhe pse ministri i Arsimit, Arsim Bajrami vetëm ka nënshkruar vendimin për shfuqizim të vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së, për shkarkim të rektorit Ramadan Zejnullahu.

Një protestë është lajmëruar në rrjetin social në Facebook dhe kërkesat janë paraqitur nga aktivisti Rron Gjinovci.

Ky i fundit, i kontaktuar nga Koha.net, ka thënë se protesta megjithatë do të vazhdoj me kërkesat tjera, pasi që kërkesa e parë e kthimit të Ramadan Zejnullahut si rektor, vetëm se është zbatuar.
Kërkesat për të cilat ka mbetur të protestohet janë:
1.Shkarkim i Këshillit Drejtues dhe emërimi i një organi të përkohshëm, ku gjysma janë ekspertë ndërkombëtarë
2. Shkarkimi i dekanëve dhe emërimi i ushtruesve të detyrës
3. Ndryshimi Ligjit për Arsimin e Lartë që të pamundësohet ndikimi partiak në Universitete Publike
4. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara politikisht në UP deri në maj të vitit 2016

   

Leave a Reply

Your email address will not be published.