Lajmet e fundit

Bahtiri e Rakiq nuk merren vesh për kufijtë e Mitrovicës

Përcaktimi i kufijve administrativë mes komunës jugore dhe veriore të Mitrovicës ka tensionuar raportet ndërmjet dy krerëve të Mitrovicës.

Memorandumi për përcaktimin e kufijve, i propozuar nga BE-ja, ishte paraparë të nënshkruhej nga dy kryetarët, por tash për tash qëndrimet mes tyre janë ngrirë.
Kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se nuk do të nënshkruajë këtë memorandum me homologun e tij nga jugu, Agim Bahtirin,, raporton KTV.

Lajmin e bëri të ditur kryesuesja e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Ksenija Bozhoviq, e cila siguroi se kryetari i Veriut nuk do ta nënshkruajë këtë memorandum, pasi që ai konsideron se Suhadolli, i cili gjeografikisht ndodhet në veri të Mitrovicës, është pikë strategjike dhe shumë e rëndësishme në problemin e ndarjes së qytetit.

Mirëpo, homologu i Rakiqit nga jugu, Agim Bahtiri, e ka ftuar atë që të distancohet nga politika ditore, sepse zgjidhja e vetme e tij është nënshkrimi i memorandumit sipas pikave të planit të Ahtisarit. Analistët po konsiderojnë se çfarëdo ikje nga plani i Ahtisarit do të sjellë telashe dhe tensione të reja në qytetin e Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.